Konkurs për të rinjtë nga gjithë Serbia" Shkolla evropiane për diskutime", aplikoni
Lokale

Konkurs për të rinjtë nga gjithë Serbia" Shkolla evropiane për diskutime", aplikoni

09.Nov.2015 10:31
0
Qendra informuese e Unionit Evropian, në bashkëpunim me Komunikimin e Hapur shpallë konkurs për gjeneratën e dytë të kandidatëve të "Shkollës Evropiane të Diskutimeve ".

Nga fundi i muajit nëntor deri në fillim të shkurtit, një herë në javë, kandidatët e shkollës në hapësirat e EU info Qendrës do të ndjekin punëtoritë mbi aftësitë e debatit, argumenteve dhe qasjen publike, si dhe punëtoritë mbi funksionimin e Unionit Evropian, institucionet evropiane, si dhe procesin e integrimeve të UE-së.

Ligjërues do të jenë anëtarët e Ekipit Europa, rrjetit të ekspertëve nacional të cilët janë të specializuar për temat në lidhje me Unionin Evropian dhe profesionalisht çdo ditë merren më këto tema,  si dhe trajnerët e aftësive debatuese.

Pas punëtorive të ndjekura, kandidatët e shkollës mund të marrin pjesë në debatet publike në organizatën e EU info Qendrës në tërë Serbinë.

Inkurajohen nxënësit e shkollave të mesme nga të gjitha qytetet e Serbisë që të paraqiten për pjesëmarrje në Shkollën Evropiane të Diskutimeve. Harxhimet e udhëtimit për nxënësit do të paguhen.

Konkursi është i hapur deri më 13 nëntor 2015, paraqitjet kryhen përmes formularit online të cilin mund ta gjeni në këtë adresë  https://goo.gl/pfoYLE.

Të gjitha të dhënat të cilat shënohen në formular do të përdoren vetëm dhe kryesisht për nevojat e konkursit dhe nuk do të shpërndahen personave të tretë.

Për kandidatët e mitur të këtij programit të cilët do të zgjidhen për pjesëmarrje në Shkollën Evropiane të Debateve, është i nevojshëm vërtetimi i shkruar me të cilin do të aprovohet pjesëmarrja në program.

Po nëse keni pyetje në lidhje me shkollën na shkruani në këtë adresë: info@euinfo.rs.         

Festivali në Preshevë sjellë shtatë çmime, nikoqirëve çmimi i më të mirëve (Foto)
Refugjatët nuk do të mërdhihen, do të kenë ilaçe dhe ushqim
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration